• вторник, 24 март 2026

Në Evropë rritje e çmimit të gazit për mbi 20 për qind

Në Evropë rritje e çmimit të gazit për mbi 20 për qind

Hagë, 2 mars 2026 (MIA) - Çmimi i gazit në Evropë sot u rrit për 20 për qind për shkak të sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit dhe çrregullimit të tranzitit për ngushticës së Hormuzit.

Në Bursën holandeze TTF një megavat orë gaz për dërgesë në prill ishte sot në mëngjes tregtohej për 39,84 euro dje ishte për 24,6 për qind më i shtrenjtë se sa në ,mbylljen e tregtimit në fund të javës së kaluar.

Ai është çmimi më i lartë i gazit prej 14 shkurtit të vitit të kaluar.

Qarkullimi i tanketëve nëpër ngusshticën e Hprmuzit pothuajse është ndaluar, edhe pse Irani zyrtarisht nuk e ka mbyllur. Kompanitë e sigurimeve sot kumtuan se nuk do ta mbulojnë transportin në rajonin më të gjerë të Gjirit persik.

Sipas të dhënave të Agjencisë nd[ërkombëtare për energjetikë (IEA) në vitin 2024, përmes ngushticës së Hormuzit kalojnë 20 milionë barelë naftë në ditë dhe rreth një e pesta e d[rgesave të gazit të lëngshëm, kryesisht nga Katari. 

Ndërkohë, BE-ja e suspendoi importin e gazit rus përmes gazpërçuesve dhe planifikon ta ndalë edhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyrir (LNG). Për momentin, BE-ja blen gaz kryesisht nga SHBA-ja, Katari dhe Norvegjia. ab/

Fotо: МIА arkivi

Остани поврзан