• сабота, 07 март 2026
Në ditën e sotme

7 mars 2026 (MIA)

1765. - Lindi kimisti francez Zhozef Nisefor Nieps, pionir i fotografisë.

1785. - Lindi poeti italian Alesandro Maconi. Angazhohej për bashkimin e Italisë, duke e mbështetur fuqimisht lëvizjen nacionale në vitet e dyzeta të shekullit 19. Shkruante këngë lirike, tragjedi dhe romane.

1793. - Franca i shpalli luftë Spanjës.

1820. - Nën presion të kryengritësve, mbreti spanjoll Fernandi i Shtatë duhej ta kthejë në fuqi kushtetutën liberale nga viti 1812 dhe e pezulloi inkuzicionin.

1872. - Lindi Pit Mondrijan, piktor dhe teoriticient holandez.

1876. - Shpikësi amerikan Aleksandar Grejm Bel i është njohur patenta për zbulimin e telefonit.

1887. -  Hapet shkolla e parë shqipe në Korçë.

1926. - Vendoset biseda e parë telefonike përmes Atlantikut, mes Londrës dhe Nju-Jorkut.

1931. - Më 7 dhe 8 mars Maqedoninë e goditën dy tërmete të fuqishme të cilat, krahas viktimave në njerëz, shkaktuan dhe dëm të madh material. Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte mes Vallandovës, Udovës dhe Strumicës.

1941. - Trupat britanike hynë në Etiopi.

1971. - Rreth një mijë aeroplanë amerikanë e filluan bombardimin e Vietnamit Jugor dhe Lagosit.

1983. - Në një shpërthim të gazit në një minierë për qymyr afër qytetit turk Eregli e humbën jetën 96 minatorë.

1989. - Kina shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Tibet pas trazirave antikineze treditore në provincën malore jugore

1991. - Forcat lojale të presidentit Sadam Hysein, sipas burimeve perëndimore, në Basra dhe qytete të tjera në pjesën jugore të Irakut vranë të paktën 400 pjesëmarrës në kryengritjen kundër pushtetit qendror.

2004. - Në afërsi të Madagaskarit gjatë fundosjes së feribotot "Samson" në ciklonin "Gafilo" e humbën jetën të paktën 11 njerëz.

2006. - Të paktën gjysmë milion njerëz në qytetet mbarë Francën protestuan kundër planit për uljen e papunësisë të kryeministrit Dominik de Viplen. Me planin parashikohej edhe largim më i lehtë i punëtorëve të rinj me shpresë se punëdhënësit më lehtë do të vendosin t'i punësojnë.

2007. - Aeroplani "Boing 737-400"  i kompanisë ajrore indoneziane Garuda, me 140 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, u dogj pas aterimit të pasuksesshëm në aeroportin në Xhakartë të Indonezisë në ishullin Java. U konfirmua vdekja e 48 pasagjerëve dhe një personi i cili më pas vdiq në spital.

 

Остани поврзан