Në ditën e sotme
- 28 dhjetor 2023 (MIA)
28 dhjetor 2025 (MIA)
1825. - Vdiq Zhak David, piktor i madh francez, themelues dhe përfaqësues kryesor i klasicizmit.
1836. - Spanja e njohu pavarësinë e Meksikos, e cila ishte okupuar midis viteve 1519 dhe 1522.
1856. - Lindi Vudrov Uillson, presidenti i njëzet e tetë i SHBA-së. Ishte president nga viti 1913 deri në vitin 1924.
1879. - Në një aksident hekurudhor i cili qarkullonte në linjën Edinburg - Dandi në Skoci, e humbën jetën të paktën 90 njerëz.
1882. - Lindi astronomi dje matematicienti anglez Artur Stenli Edington, drejtor i Observatorit në Kembrixh dhe kryetar i Unionit astronautik ndërkombëtar nga viti 1938 deri në vdekje në vitin 1944.
1908. - Në tërmetin në Mesina dhe Kalabri, në Itali, e humbën jetën rreth 83.00 persona.
1937. - Në Paris vdiq Moris Ravel, konpozitor francez. Ai është njëri nga përfaqësuesit më të njohur të impresionizmit francez, krijues i shumë shprehjve orgjininale.
1942. - Aeroplanë japonez në Luftën e Dytë Botërore e bombarduan qytetin indian Kalkuta.
1944. - Në Shkup filloi puna treditore e Mbledhjes së dytë (të jashtëzakonshme) e KAÇKM-së.
1944. - Në Shkup filloi të punojë Radio Shkupi në valë të shkurtëra prej 50 metrash në gjuhën maqedonase. Emisionin e parë që e emetoi ishte transmetimi i Mbledhjes së dytë (të jashtëzakonshme) të KAÇKM-së.
1944. - Hungaria i shpalli luftë Gjermanisë.
1948. - Në Egjipt vritet kryetari i Qeverisë Nokrashi Pasha gjatë kohës kur vendi kishte trazira dhe dhunë disamujore.
1963. - Vdiq Paul Hindemit, kompozitor, violinist dhe teorist muzikor gjerman, përfaqësues më i theksuar i muzikës moderne gjermane. Lindi në vitin 1985.
1966. - Kina e përfundoi provën e pestë bërthamore. Gjashtë muaj më vonë shpërtheu bomba e parë hidrogjenike.
1968. - Në sulmin e aeroporteve në Bejrut komandosët izraelit shkatërruan 13 aeroplanë arabë.
1974. - Në tërmetin që rrënoi fshatrat në zonën malore pakistaneze Karaka, e humbln jetën 5.200 persona.
1999. - Portugalia dhe Indonezia i ripërtërinë plotësisht lidhjet diplomatike, pas ndërprerjes prej 25 viteve që ka ndodhur pasi Xhakarta e dha Timorin Lindor, ish-kolonia portugeze, e cila është etnikisht indonezian por në mënyrë fetare katolike, për dallim nga Indonezia e cila kryesisht është islamiste.
2004. - Vdiq poetja amerikane Susan Sontak autore e romaneve dhe eseve për kulturën dhe politikën bashkëkohore.
2005. - Në orbitën e Tokës është lansuar sateliti i parë nga 30 satelitët të rrjetit satelitor evropian "Galileo", sistem navigator global i ardhshëm.