• понеделник, 02 март 2026

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1 mars 2026 (MIA)

1498. - Gjatë udhëtimit të tij për në Indi, Vasco de Gama zbarkoi në vendin që sot njihet si Mozambiku.

1810. - Lindi kompozitori i njohur polak Frederik François, i njohur me emrin Frederik Shopen. Ai luajti për herë të parë përpara publikut në moshën 8 vjeçare. Ndërsa në moshën 15 vjeçare publikoi punimin e tij të parë.

1815. - Perandori francez Napoleoni i Parë me një grup të vogël ithtarësh lundroi në bregun e Francës duke e braktisur ishullin mesdhetar Elba, në të cilin ishte zënë pas çfarë duhej të abdikojë në prill të vitit 1814.

1904. - Lindi kompozitori i famshëm amerikan Glen Miller. Ai drejtoi një numër ansamblesh muzikore përpara Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa fluturonte me ansamblin e forcave ajrore amerikane në vitin 1944, aeroplani me të cilin ai udhëtonte u zhduk pa lënë gjurmë.

1914. - Lindi shkrimtari amerikan me origjinë afrikane Ralf Valdo Elison, romani i të cilit "Njeriu i padukshëm" është njëri ndër më impresionuesit në letërsinë amerikane pas Luftës së Dytë Botërore.

1941. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore qeveria bullgare bashkohet me aksin Romë-Berlin-Tokio dhe lejoi forcat gjermane të hyjnë në Bullgari.

1945. - Lindi në Malind të Skraparit shkrimtari Xhevahir Spahiu.

1954. - Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftojnë kryerjen e provës së bombës me hidrogjen në Bikini Atall, në Oqeanin Paqësor.

1961. - Presidenti amerikan Xhon Kenedi, firmosi një marrëveshje për të ndihmuar vendet e pazhvilluara në bujqësi dhe shëndetësi.

1974. - Një juri e madhe amerikane nxori akuza kundër këshilltarëve kryesorë të presidentit Nikson, përfshirë këtu edhe John Ehrlichman, e gjithë kjo përfshirë në skandalin e "Watergate-it".

1991. - Në zgjedhjet e para të lira në Shqipëri, Partia Shqiptare e Punës (komunistët) fitoi 176 prej 250 vendeve të deputetëve dhe e mbajti pushtetin, por kryetari i partisë Ramiz Aliu humbi në njësinë e tij zgjedhore.

1922. - Lindi burrështetasi izraelit Kicak Rabin, kryeministër nga viti 1974 deri në vitin 1977 dhe nga qershori i vitit 1992 e deri më 1995, kur në momentin e largimit nga mitingu në të cilin mbajti fjalim u vra nga atentatori Jigal Amir.

1938. - Vdiq shkrimtari dhe politikani italian Gabriel Danuncio, eseist i theksuar.

1994. - Qeveria e Republikës së Sllovakisë miratoi vendim për njohjen e Republikës së Maqedonisë dhe për vendosje të marrëdhënieve diplomatike në nivel të ambasadave.

1997. - Qeveria shqiptare mbas shpërthimit të një dhune të paparë gjatë dy muaj turbullirash, jep dorëheqjen.

2000. - Lëvizja talebane në Afganistan dhe forcat besnike ndaj udhëheqësit të opozitës, Ahmad Shah Masood, u përleshën rreth 50 km larg Kabulit. Këto ishin luftimet e para të ashpra pas disa muajve.

2000. - Ish-ministri socialist francez, Roland Dyma jep dorëheqjen nga Këshilli Kushtetues.

2002. - Vdiq në moshën 82 vjeçare muzikanti gjerman, Helmut Zaharias, "fëmija-çudi", i cili u bë violinisti më i madh në botë, për muzikën xhaz. Në karrierën e tij të shtrirë në tetë dekada, Zaharias mahniti spektatorët për përshtatjet plot fantazi sipas ritmeve të xhazit, të motiveve të muzikës klasike dhe asaj pop. Ai kompozoi 400 pjesë muzikore dhe nxori 13 albume.

2005. - Socialisti Tabare Vaskes u bë presidenti i parë i Uruguajit me orientim majtistnë këtë shtet amerikanojugor, i cili fitoi pavarësinë në vitin 1828.

Остани поврзан