Në Berovë mëngjesin e sotëm 8 gradë, në Shkup 17
- Temperatura minimale mëngjesin e sotëm në Berovë ishte 8 gradë Celsius, në Lazaropole 9, në Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, në Kriva Pallankë dhe Pretor 11, në Masastir 12, në Shkup-Petrovec, Tetovë dhe Ohër 13, në Prilep, Shtip, Demir Kapi dhe Strumicë 14, në Vinicë, Gjevgjeli, Krushevë, Kumanovë dhe Kavadarc 15, në Veles 16, ndërsa në Skopje-Zajçev Rid 17 gradë.
Shkup, 28 maj 2026 (MIA) - Temperatura minimale mëngjesin e sotëm në Berovë ishte 8 gradë Celsius, në Lazaropole 9, në Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, në Kriva Pallankë dhe Pretor 11, në Masastir 12, në Shkup-Petrovec, Tetovë dhe Ohër 13, në Prilep, Shtip, Demir Kapi dhe Strumicë 14, në Vinicë, Gjevgjeli, Krushevë, Kumanovë dhe Kavadarc 15, në Veles 16, ndërsa në Skopje-Zajçev Rid 17 gradë.
Siç informon DPHM-ja, moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa pëtgjatë lumit Vardarit kohë pas kohe erë e përforcuar veriore. Pasdite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në shumë vende jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me erë (mbi 60 kilometra në orë) dhe kushte për breshër të izoluar. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 24 deri në 33 gradë.
Në Shkup, diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, në disa pjesë të luginës, kohë pas kohe e përforcuar nga veriu. Pasdite do të jetë jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e përforcuar. Temperatura maksimale do të jetë deri në 30 gradë.