• петок, 15 мај 2026

Në Bangladesh nga 15 marsi u regjistruan 344 raste vdekje të fëmijëve nga fruthi

Në Bangladesh nga 15 marsi u regjistruan 344 raste vdekje të fëmijëve nga fruthi

Daka, 11 maj 2026 (MIA) - Gjithsej 344 fëmijë kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë së fruthit në Bangladesh në mars të këtij viti, ndërsa numri i rasteve vazhdon të rritet, kumtuan nënpunësit e shëndetësisë në vend, të cituar nga DPA. 

Prej 344 fëmijët e të cilës kanë vdekur që nga 15 marsi, 65 prej tyre kishin konfirmuar infeksionin e fruthit, ndërsa pjesa tjetër kishte simptoma.

Drejtoria e përgjithshme e shërbimeve mjekësore e qeverisë kumtoi se 11 fëmijë kishin vdekur vetëm në 24 orë deri të dielën në mëngjes. Në të njëjtën periudhë 24 orë, tek 282 fëmijë u diagnostikuan me sëmundjen, ndërsa 1.278 u shtruan në spital me simptoma të fruthit.

Gjithsej 49.159 fëmijë kanë shfaqur simptoma të sëmundjes që nga 15 marsi. Nga këta, 34.909 janë shtruar në spital.

Më shumë se 30.000 prej pacientëve veçmë janë lëshuar. 

Në fillim të prillit, qeveria e Bangladeshit, me mbështetjen e UNICEF-it, Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI), nisi një fushatë emergjente vaksinimi kundër fruthit dhe rubeolës.

Sipas UNICEF-it, fushata ka për qëllim të ofrojë mbrojtje për më shumë se 1,2 milion fëmijë të moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç në 18 nga 64 rajonet administrative të vendit.

Agjencia e OKB-së kumtoi se fushata e emergjencës plotëson përpjekjet rutinë të imunizimit dhe është pjesë e një strategjie më të gjerë për të rivendosur mbulimin e imunizimit, për të përforcuar sistemet shëndetësore dhe për të ndërtuar rezistencë ndaj epidemive të ardhshme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан