Takim Erdogan- Rute në Ankara
- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot u takua me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute.
Ankara, 22 prill 2026 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot u takua me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute.
"Takimi ku morën pjesë edhe ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, Hakan Fidan dhe Jashar Gjuler, si dhe këshilltari kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të presidentit, Akif Çagataj Kallaç u zhvillua me dyer të mbyllura.
Vizita e Rutes në Ankara vjen para samitit të planifikuar të NATO-s në Turqi i cili duhet të mbahet më 7 dhe 8 korrik.
Më parë, Rute vizitoi selinë e kompanisë turke të mbrojtjes "Aselsan" dhe e lavdëroi "revolucionin në industrinë turke të mbrojtjes".
"Përballë rreziqeve të mëdha me të cilat përballen vendet e NATO-s, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë duke prodhuar dhe inovuar edhe më shumë dhe edhe më shpejt. Këto janë sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë, municione, radarë, aftësi hapësinore dhe shumë më tepër që do të na mbrojnë. Ju po zhvilloni teknologji të përparuara... dhe kjo është ajo që na duhet", ka thënë Rute.
Ai theksoi gjithashtu se "NATO është e përgatitur për kërcënime të tilla dhe gjithmonë do të bëjë atë që është e nevojshme për ta mbrojtur Turqinë dhe të gjitha shtetet tjera anëtare".
Foto: arkivi i EPA-s