Numër rekord i të burgosurve në Zvicër, burgjet janë të stërmubushura 97 për qind
- Numri i të burgosurve në burgjet zvicerane që nga 31 janari 2026 ishte 7.119 persona, numri më i lartë që kur janë mbajtur statistika, theksohet në raportin e Zyrës federale e statistikave, të publikuar sot.
Ber, 11 maj 2026 (MIA) - Numri i të burgosurve në burgjet zvicerane që nga 31 janari 2026 ishte 7.119 persona, numri më i lartë që kur janë mbajtur statistika, theksohet në raportin e Zyrës federale e statistikave (ZFS), të publikuar sot.
Numri i lartë i të burgosurve ka çuar në një shkallë të mbushjes së burgjeve në nivel kombëtar prej 97 për qind, raportoi "Svis info".
Nga gjithsej 7.119 të burgosur, 63 për qind ishin duke vuajtur dënim me burg ose një masë të caktuar nga gjykata, 31 për qind ishin në paraburgim ose të ndaluar për arsye sigurie, ndërsa gjashtë përqind ishin të burgosur për arsye të tjera.
Rezultatet bazohen në Statistikat e dënimeve penale dhe Statistikat e burgjeve, të cilat u publikuan sot nga ZFS.
Numri i dënimeve të shkurtra me burgim pa kushte ra në një minimum historik prej 2.937 raste, ndërsa numri i gjobave me kusht, të cilat janë sanksioni më i zakonshëm, arriti në 78.693 raste.
Numri i referimeve në shërbimet shtetërore mbeti i qëndrueshëm vitin e kaluar, me 2.272 raste në të cilat u lëshuan urdhra dëbimi, 94 për qind e të cilave ishin të detyrueshme.
Më shumë se gjysma e urdhrave u lëshuan për një periudhë më të gjatë se pesë vjet, dhe 37 për qind i referoheshin personave nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian. rq/
Foto: arkivi i MIA-s