Numër rekord i gazetarëve të vrarë vitin e kaluar, njofton Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve
- Gjatë vitit të kaluar në botë janë vrarë 129 gazetarë dhe punëtorë mediatikë, kumtoi Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, i cituar nga mediumet franceze.
Nju-Jork, 25 shkurt 2026 (MIA) - Gjatë vitit të kaluar në botë janë vrarë 129 gazetarë dhe punëtorë mediatikë, kumtoi Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, i cituar nga mediumet franceze.
"Armata izraelite në këtë periudhë ka kryer më së shumti vrasje të targetuara të gazetarëve se cilado armatë tjetër deri tani, me ç'rast shumica e të vrarëve janë gazetarë dhe punëtorë mediatikë palestinezë në Gazë", thuhet në kumtesën e organizatës joqeveritare me seli në SHBA.
Në vitin 2024 janë vrarë 124 gazetarë, që po ashtu ishte rekord. Komiteti e udhëheq këtë statistikë 30 vite.
Më së shumti gazetarë janë vrarë në luftën në Gazë - gjithsej 86. Katër janë vrarë në luftën në Ukrainë, ndërsa nëntë përfaqësues të mediave kanë humbur jetën në konfliktin në Sudan. bsh/
Foto: MIA arkiv