• сабота, 21 февруари 2026

Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese në Tripoli rritet në 13

Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese në Tripoli rritet në 13

 Bejrut, 9 shkurt 2026 (MIA) - Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese banimi në Tripoli, në veri të Libanit, është rritur në 13, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë njerëz të bllokuar nën rrënoja, raportuan sot mediat libaneze.

 Paraprakisht ishte raportuar se të paktën nëntë persona, përfshirë një grua dhe një fëmijë humbën jetën, kur një ndërtesë u shemb dje në Tripoli.

 Ekipet e shpëtimit gjetën nëntë të mbijetuar në lagjen Bab al-Tabane, ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

 Zyrtarët thanë dje se dy ndërtesa ngjitur ishin shembur.

Shefi i agjencisë së mbrojtjes civile të Libanit tha se në të dy ndërtesat  jetonin 22 persona.

 Në javët  e fundit në Tripoli, i dyti sipas madhësisë në Liban, janë shembur disa ndërtesa të vjetra banimi. 

 Foto: Printskrin

 

Остани поврзан