• сабота, 16 мај 2026

Numri i të vdekurve nga sulmi rus në Kiev u rrit në 21

Numri i të vdekurve nga sulmi rus në Kiev u rrit në 21

Kiev, 15 maj 2026 (MIA) - Numri i të vdekurve në valën e fundit të sulmeve ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, u rrit në 21, kumtuan herët në mëngjes shërbimet e mbrojtjes civile ukrainase. 

Sipas mediave ukrainase, ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për 17 persona të zhdukur nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar, ndërsa dhjetëra të plagosur ndodhen në mjekim.

Autoritetet në Kiev mbrëmë kumtuan se numri i viktimave arriti në 16.

Rusia sulmoi Kievin dhe pjesë të tjera të Ukrainës gjatë natës me qindra dronë, raketa dhe raketa lundrimi, në një nga sulmet më të rënda pavarësisht luftës që zgjati më shumë se katër vjet, potencoi DPA. 

Sipas autoriteteve ukrainase, në të gjithë vendin janë dëmtuar dhjetëra ndërtesa banimi, ndërsa veçanërisht janë goditur me rajonin përreth Kievit, si dhe rajonet e Harkovit dhe Odesas. 

Rusia të mërkurën nisi një nga sulmet më masive dhe më të gjata ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, duke përdorur më shumë se 800 dronë.  rq/

Foto: EPA

Остани поврзан