Numri i të vdekurve pas shirave të rrëmbyeshëm në Brazil është rritur në 46
- Numri i të vdekurve si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në shtetin federativ juglindor të Brazilit, Minas Zherais, është rritur në 46, sipas të dhënave të publikuara dje nga shërbimi shtetëror i zjarrfikësve.
Brazilia, 26 shkurt 2026 (MIA) - Numri i të vdekurve si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në shtetin federativ juglindor të Brazilit, Minas Zherais, është rritur në 46, sipas të dhënave të publikuara dje nga shërbimi shtetëror i zjarrfikësve.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës detyruan rreth 3.600 persona të lënë shtëpitë e tyre në qytetet Zhuiz de Fora dhe Uba, të cilat ndodhen rreth 110 kilometra larg njëra-tjetrës, ndërsa 21 persona konsiderohen si të zhdukur, shtoi shërbimi i zjarrfikësve.
Në pjesën më të madhe të Brazilit, kulmi i sezonit të shirave është në verë, nga dhjetori deri në mars, dhe karakterizohet nga reshje të shpeshta e intensive, bubullima, përmbytje dhe rrëshqitje të baltës.
Administrata komunale e Zhuiz de Fora njoftoi se ky ka qenë shkurti më i lagësht në historinë e qytetit, me sasinë e reshjeve që është më shumë se dyfishi i asaj që pritej për këtë muaj. qa/
Foto: EPA