Nuk ka raportime për derdhjen e lumit Vardar afër Forinës, as për përmbytje të reja të objekteve në zonën e Kërçovës
- Në rajonin e Tetovës nuk ka njoftime të reja për derdhje të lumit Vardar në afërsi të fshatit Forinë, ku dje u regjistrua dalje e ujit nga shtrati dhe përmbytje, bën të ditur Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Shkup, 17 shkurt 2026 (MIA) - Në rajonin e Tetovës nuk ka njoftime të reja për derdhje të lumit Vardar në afërsi të fshatit Forinë, ku dje u regjistrua dalje e ujit nga shtrati dhe përmbytje, bën të ditur Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Në Rajonin e Manastirit, përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 është marrë njoftim nga një banor i rrugës "Bukvski most" për një shtëpi të përmbytur. Rasti është paraqitur në NjTKZ për veprime të mëtejshme. Niveli i lumit Crna Reka në fshatin Novaci është 310 cm. Në SEL - Dollnen këtë mëngjes është realizuar kontakt dhe pritet ndërhyrje në rrugën nga fshati Slivje deri në fshatin Kostinc e cila është në gjendje të keqe. Aktivitetet do të kryhen me mekanizim nga NP "Rrugët e Maqedonisë".
Në territorin e Kërçovës nuk ka përmbytje të reja të objekteve. Situata mbetet e pandryshuar, ndërsa niveli i lumenjve dhe rrjedhave të ujit është në rënie të vazhdueshme.
Gjithsej 250 të evakuuar janë të vendosur në sallën sportive "Hristo Uzunov", ku u janë siguruar ushqim, ujë dhe produkte higjienike. Ekipet e Ndërmarrjes Publike "Komunalec" dhe NjTKZ po pompojnë ujin nga bodrumet në rrugët Prilepska, Pirinska, Prvi Maj (1 Maji) dhe 29 Noemvri (29 Nëntori).
Foto: MIA