NP "Higjiena komunale" - Shkup ngriti 22 194 metra kub mbetje nga deponitë e egra në vitin 2024
- Në periudhën janar - dhjetor të vitit 2024, NP Higjiena Komunale - Shkup ka larguar gjithsej 22194 metra kub mbetje nga një numër i madh i deponive të egra të vendosura në të gjitha komunat e Shkupit.
![NP](https://mia.mk/images/20250115131112_big_730x400_27.webp )
Shkup, 15 janar 2025 (MIA) - Në periudhën janar - dhjetor të vitit 2024, NP Higjiena Komunale - Shkup ka larguar gjithsej 22194 metra kub mbetje nga një numër i madh i deponive të egra të vendosura në të gjitha komunat e Shkupit.
"Deponitë e egra krijohen si rezultat i hedhjes së pandërgjegjëshme dhe të paligjshme të mbetjes në sipërfaqet publike ose të trafikut, të cilat ndotin drejtpërdrejt mjedisin jetësor dhe rrezikojnë shëndetin publik. Gjatë vitit 2024, deponitë e egra më së shumti janë pastruar në komunat Çair, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom, ku është konstatuar edhe dukuria më e shpeshtë e të ashtuquajturave „pika të zeza” - lokacione ku në kuadër të një periudhe të gjatë kohore është vërejtur hedhje e vazhdueshme e
mbetjes në mënyrë të paligjshme", thuhet në kumtesë.
NP Higjiena Komunale - Shkup vazhdon t'u ofrojë qytetarëve mundësinë që çdo ditë të javës nga ora 09:00 deri në ora 19:00 mobiliet e tyre të vjetra, pajisjet elektronike dhe elektrike të papërdorshme t'i hedhin pa pagesë të kompensimit në Qendrën e përzgjedhjes së mbetjes në Karposh.
Njëkohësisht, në numrin falas të telefonit 0800 222 33, banorët e qytetit të Shkupit mund të porosisin edhe shërbimin e marrjes dhe transportit të mbetjes së vëllimshme drejt nga shtëpitë e tyre me automjetet speciale të NP Higjiena Komunale - Shkup, i cili paguhet në përputhje me Çmimoren e paracaktuar, të publikuar në ueb-faqen e Ndërmarrjes. ab/
Foto: NP "Higjiena komunale" - Shkup