Njëzet viktima në ciklonin që goditi Madagaskarin, kumtojnë autoritetet
- Të paktën 20 persona kanë vdekur në Madagaskar pasi cikloni Gezani goditi Toamasinën, qytetin e dytë më të madh të vendit, kumtuan autoritetet.
Antananarivo, 11 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 20 persona kanë vdekur në Madagaskar pasi cikloni Gezani goditi Toamasinën, qytetin e dytë më të madh të vendit, kumtuan autoritetet.
Erërat me shpejtësi 250 km/orë shkatërruan qytetin port me 400.000 banorë, me 15 persona të zhdukur dhe 33 të lënduar, informon Agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave.
Foto: arkivi i MIA-s