• сабота, 16 мај 2026

Tërmet prej 6.2 ballësh ka goditur ishullin Hokaido të Japonisë

Tërmet prej 6.2 ballësh ka goditur ishullin Hokaido të Japonisë

Saporo, 27 prill 2026 (MIA) – Një tërmet i ri me magnitudë prej 6.2 ballë është regjistruar në Japoni, në zonën e ishullit Hokaido, bën të ditur Qendra për hulumtime gjeologjike.

Epiqendra ka qenë në thellësi prej rreth 80 kilometra, ndërsa deri më tani nuk ka paralajmërime për viktima ose dëme materiale.

Hokaido është ishull më në veri dhe i dyti më i madh në Japoni. Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami, ndërsa epiqendra ka qenë në një rajon me popullsi të pakët, rreth 200 kilometra në lindje të Saporos. Megjithatë, është theksuar se në zonat e prekura nga dridhje më të forta ekziston rreziku i rrëshqitjes.

Një javë më parë, një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 7.5 ballë u regjistrua në Japoni i cili tronditi pjesën verilindore të vendit. Deri te popullsia e zonave bregdetare u apelua të jenë shumë të kujdesshëm për shkak të valëve të mundshme të cunamit. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në Oqeanin Paqësor, në thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Foto: skrinshot

Тагови

Остани поврзан