• понеделник, 16 март 2026

Një ton mariuhanë është konfiskuar në një depo të "Grin llajf", një nga gjashtë firmat të cilave iu morrën licencat

Një ton mariuhanë është konfiskuar në një depo të

Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) – Një ton mariuhanë është konfiskuar në depon e firmës “Grin llajf” në fshatin Josifovë të Vallandovës, një nga gjashtë kompanitë të cilave iu morën licencat për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja. 

“Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli, nëpunës të policisë nga SPB Strumicë, DPB Vallandovë, sot kryen bastisje në hapësirat e subjektit juridik për prodhimtari të mariuhanës në fshatin Josifovë”, thonë nga MPB. 

“Grin llajf” merret me kultivimin e erëzave, bimëve aromatike dhe medicinale, si dhe bimë për përdorim në farmaci, ndërsa operacioni është pjesë e aksioneve të vazhdueshme për ndalimin e tregtisë së jashtëligjshme me drogë. 

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot në konferencë për media njoftoi se gjashtë kompanive u janë marrë licencat për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, për shkak të konstatimit të një varg parregullsish në punë. 

Përveç “Grin llajf”, licencat i janë marrë edhe kompanisë “Alfafam”, e cila ishte e përzier në kontrabandën e mariuhanës në Serbi, pastaj “CBD medplant”, “Llajf plant”, “Atafarm” dhe “Kanabidois”. 

Me vendim të Qeverisë kompetentët filluan kontrolle në të gjitha 43 kompanitë të cilat kanë leje për kultivimin e kanabisit medicinal, pas konfiskimit të mbi 40 tonë mariuhanë nga disa kompani para dy javëve. fc/

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан