• сабота, 21 февруари 2026

Një shofer pa patent shoferi është privuar nga liria, polica ka sekuestruar "audinë"

Një shofer pa patent shoferi është privuar nga liria, polica ka sekuestruar

Gostivar, 6 shkurt 2026 (MIA) - Një banor i Çegranit të Gostivarit është privuar nga liria pasi, gjatë kontrollit të policisë rrugore është përcaktuar se ai nuk kishte patentë shoferi.

Sipas zëdhënësit të SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, dje pasdite në orën 16:45 në autostradën Gostivar-Strazhë, nëpunës policor të DPB Gostivar e privuan nga liria F.A. (24) nga fshati Çegran i Gostivarit.

"Gjatë një kontrolli rrugor, nëpunësit policor ndaluan një automjet të udhëtarëve "Audi" me targa të Gostivarit, të drejtuar nga F. A., dhe pas kryerjes së kontrolleve, u konstatua se ai po drejtonte automjetin pa e kaluar provimin e patent shoferin. Automjeti u sekuestrua, deklaroi për MIA-n Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Ai theksoi se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан