• сабота, 21 февруари 2026

Një robot polic patrullon në qytetet kineze

Një robot polic patrullon në qytetet kineze

Pekin, 6 shkurt 2026 (MIA) - Një robot policor trafiku humanoid ka filluar të patrullojë në rrugët e qytetit Vuhu, në lindje të Kinës. I pajisur me uniformë, jelek fluoreshent, kapelë të bardhë dhe distinktiv "Njësia Inteligjente e Policisë P001", roboti mund t'i paralajmërojë verbalisht çiklistët të përdorin korsi për automjete jo-motorike.

Sipas policit të komunikacionit Xhijang Zihao, ai është “kolegu i ri” i aftë që të ndihmojë në mënyrë efektive. Roboti është i integruar në sistemin urban për sinjale komunikacioni dhe mund të kryejë gjeste standarde të urdhrave në komunikacion, të sinkronizuara me dritat. 

Me kamera me cilësi të lartë dhe sistem inteligjent transmetimi zanor, roboti identifikon në mënyrë të pavarur shkeljet e këmbësorëve dhe automjeteve jo-motorike, lëshon paralajmërime në vend dhe mund të monitorojë parkimin e paligjshëm. Ai lëviz në vende të caktuara vetë dhe vepron vazhdimisht, duke zvogëluar ngarkesën e punës së policisë, veçanërisht gjatë bllokimeve të komunikacionit ose kushteve ekstreme të motit. Vitin e kaluar, qytete të tjera kineze, si Çengdu dhe Hangzhou, prezantuan patrulla policore robotike, me qëllim që Kina të zbatojë inteligjencën artificiale në jetën reale. fc/

Foto: Jutjub - printskrin

 

Остани поврзан