Një numër i madh i miliarderëve dhe liderëve të biznesit e shoqërojnë Trampin në vizitën në Kinë
- – Miliarderi amerikan Ilon Mask është në mesin e liderëve udhëheqës të biznesit të cilët e mbështesin presidentin amerikan Donald Tramp gjatë vizitës së tij shtetërore në Kinë.
Uashington, 13 maj 2026 (MIA) – Miliarderi amerikan Ilon Mask është në mesin e liderëve udhëheqës të biznesit të cilët e mbështesin presidentin amerikan Donald Tramp gjatë vizitës së tij shtetërore në Kinë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se Mask ka hipur në aeroplanin e presidentit që fluturoi për Pekin.
Në delegacion janë edhe drejtori ekzekutiv i “Epëll”, Tim Kuk, i cili në shtator do të tërhiqet nga funksioni, si dhe njeriu i parë i “Nvidija”, Xhensen Haung, kompania e të cilit është një nga prodhuesit më të mëdhenj botërorë të çipave për inteligjencë artificiale.
Trampin në Kinë e shoqërojnë edhe drejtori i “Boing” Robert Keli Ortberg, drejtori i “Blekrok” Leri Fink, bashkëthemelues dhe drejtor i “Bllekstoun” Stiven Shvarcman, drejtori i “Kargill” Brajan Sajks dhe drejtoresha e “Sitigrup”, Xhejn Frejzer.
Në delegacionin amerikan janë edhe përfaqësues të kompanive si “Goldman Saks”, “Masterkard”, “Meta”, “Kvalkom”, “Mikron”, “Viza” dhe teknologji të tjera të mëdha dhe korporata financiare. fc/
Foto: EPA