Një gjykatë në Berlin ka dënuar katër burra në dënime me burg, kanë furnizuar armë për Hamasin
- Një gjykatë në Berlin ka dënuar sot katër burra, anëtarë të Hamasit, me burgim nga katër vjet e gjysmë deri në gjashtë vjet për furnizimin me armë të grupit militant palestinez, raportoi DPA.
Berlin, 25 mars 2026 (MIA) - Një gjykatë në Berlin ka dënuar sot katër burra, anëtarë të Hamasit, me burgim nga katër vjet e gjysmë deri në gjashtë vjet për furnizimin me armë të grupit militant palestinez, raportoi DPA.
Gjykata zbuloi se të pandehurit, të moshës midis 36 dhe 58 vjeç, vepruan si "operativë të huaj" përgjegjës për depot e armëve të grupit militant palestinez në disa vende evropiane, përfshirë Poloninë, Bullgarinë dhe Danimarkën.
Burrat u akuzuan për ngritjen e depove nëntokësore të armëve për përdorim të mundshëm në sulme ndaj objektivave izraelite dhe hebraike në Evropë gjatë një periudhe të gjatë kohore, raporton agjencia gjermane.
Në aktakuzë janë theksuar edhe objektivat e mundshme, duke përfshirë Ambasadën izraelite në Berlin, Bazën ajrore amerikane "Ramshtajn" në Gjermani dhe zonën përreth aeroportit të braktisur Tempelhof në Berlin.
Burrat u arrestuan në dhjetor të vitit 2023. Dy prej tyre kanë lindur në Liban, njëri është shtetas egjiptian dhe tjetri është shtetas holandez, kujton DPA. mb/
Foto: MIA