Një e treta e të mbijetuarve dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan përballen me ankth, depresion dhe çrregullim post-traumatik
- - Të mbijetuarit dhe të lënduarit nga zjarri përballen me pasoja të rënda psikologjike – thekson Prof. Dr. Sllavica Arsova, drejtoreshë e Klinikës Universitare të Psikiatrisë, në konferencën e dytë shkencore të Klinikës Universitare të Dermatologjisë, e cila u mbajt këtë fundjavë në Shkup. Këtë e tregoi hulumtimi i Klinikës Universitare të Psikiatrisë i kryer te 50 persona të lënduar në zjarrin tragjik në Koçan - të anketuar të cilët u trajtuan në kuadër të trajtimit të plagëve me PDL (pulsed dye laser) në Klinikën Universitare të Dermatologjisë. Rezultatet tregojnë se te një e treta e të anketuarve është regjistruar ankth, 27,5 për qind kanë simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), ndërsa 21,6 për qind përballen me depresion”, thuhet në kumtesën e sotme të Klinikës së Psikiatrisë.
Веста е достапна само за претплатниците на веб-сервисот на МИА.
Логирајте се или контактирајте го секторот за маркетинг за повеќе информации.