• недела, 19 април 2026

Një dron zbulues amerikan, me vlerë 250 milionë dollarë, u rrëzua pas misionit mbi Ngushticën e Hormuzit

Një dron zbulues amerikan, me vlerë 250 milionë dollarë, u rrëzua pas misionit mbi Ngushticën e Hormuzit

Uashington, 15 prill 2026 (MIA) - Marina e SHBA-së konfirmoi se droni zbulues "MQ-4C Triton" u rrëzua në rajonin e Gjirit Persik, duke deklaruar se bëhet fjalë për një "aksident", ndërsa disa burime më herët pohuan se droni u rrëzua nga mbrojtja ajrore iraniane.

Droni u zhduk nga sistemet për ndjekjen e fluturimeve gjatë një misioni mbi Gjirin Persik, gjë që shkaktoi spekulime se ishte rrëzuar, njoftoi portali "Pres TV". Aeroplani "MQ-4C Triton" është ndër dronët më të rrallë dhe më të shtrenjtë në përdorim në marinën amerikane, me vlerë mes 235 dhe 250 milionë dollarë.

Sipas informatave, droni, pak para zhdukjes së tij, humbi papritur lartësinë prej rreth 15.000 metra në më pak se 3.000 metra. Në atë moment, ai transmetoi sinjale emergjence - së pari kodin 7400 për humbjen e komunikimit, e më pas kodin 7700 për gjendje të jashtëzakonshme të përgjithshme.

Marina amerikane njofoti se droni me siguri kthehej në bazën e tij në Stacionin ajror Sigonella në Itali pas një misioni mbikëqyrjeje mbi Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit.

Ky incident përkujton incidentin e vitit 2019 kur forcat iraniane rrëzuan një dron amerikan "RQ-4 Global Hawk" mbi Gjirin e Omanit. Aeroplanët mbikëqyrës të tipit "Triton" luajnë rol kyç në ndjekjen e situatës në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, veçanërisht gjatë periudhës së armëpushimit të paqëndrueshëm midis SHBA-së dhe Iranit. bsh/

Остани поврзан