Një delegacion qeveritar në takime në UNESKO: Konfirmohet përkushtimi i shtetit për zbatimin e obligimeve të marra për mbrojtjen e Rajonit të Ohrit
- – Konfirmohet përkushtimi i Maqedonisë për të zbatuar detyrimet e ndërmarra për mbrojtjen e rajonit të Ohrit, shkroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk, i cili sot në Paris, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muamet Hoxha, u takuan me drejtorin e përgjithshëm të UNESKO-s, Kaled El-Enani.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) – Konfirmohet përkushtimi i Maqedonisë për të zbatuar detyrimet e ndërmarra për mbrojtjen e rajonit të Ohrit, shkroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk, i cili sot në Paris, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muamet Hoxha, u takuan me drejtorin e përgjithshëm të UNESKO-s, Kaled El-Enani.
Delegacioni qeveritar nga Maqedonia me të cilët janë edhe kryetarët e komunave të Ohrit dhe Strugës, Kirill Pecakov dhe Mendi Qyra, realizoi takime edhe me kryetarin e Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESKO-s, Kongker Mohammad Talha, dhe kryetarin e Bordit Ekzekutiv të UNESKO-s, Naser bin Hamad Al Henzab.

“Diskutuam për rëndësinë e UNESKO-s në botën moderne si e vetmja organizatë shumëpalëshe që promovon dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e arsimit, shkencës, kulturës dhe komunikimit. Fokusi i bisedimeve ishte gjendja e rajonit të Ohrit si trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe në kohë të rekomandimeve për mbrojtje, me qëllim ruajtjen e statusit të tij në Listën e Trashëgimisë Botërore. Gjatë takimeve, u konfirmua vendosmëria e shtetit për të zbatuar detyrimet e ndërmarra për mbrojtjen e rajonit të Ohrit, si dhe gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin me Republikën e Shqipërisë në kuadër të mekanizmave ekzistues, me qëllim sigurimin e mbrojtjes afatgjate dhe të qëndrueshme të rajonit”, informoi Nikolloski.
Sipas Mucunskit, bëhet fjalë për takim të parë të tillë me drejtorin e përgjithshëm të UNESKO-s, në të cilin fokusi u vendos në rajonin e Ohrit si trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore.

“Theksuam rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe në kohë të rekomandimeve për mbrojtje, me qëllim ruajtjen e statusit të saj në Listën e Trashëgimisë Botërore. Gjatë kësaj, konfirmuam vendosmërinë e shtetit për të zbatuar me konsistencë detyrimet e ndërmarra, si dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Republikën e Shqipërisë në kuadër të mekanizmave ekzistues, me qëllim sigurimin e mbrojtjes afatgjate dhe të qëndrueshme të rajonit të Ohrit”, shkroi Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk. fc/
Foto: Qeveria dhe Fejsbuku i ministrave Nikolloski dhe Mucunski