• сабота, 14 март 2026

Një burrë i armatosur u qëllua për vdekje pasi hyri me automjet në një sinagogë në Vest Blumfild, në periferi të Detroit

Një burrë i armatosur u qëllua për vdekje pasi hyri me automjet në një sinagogë në Vest Blumfild, në periferi të Detroit

Detroit, 13 mars 2026 (MIA) - Policia e shtetit Miçigan sot njoftoi për një incident me të shtëna në sinagogën Templ Izrael në Vest Blumfild, Miçigen, dhe bëri të ditur se ndodhet në vendin e ngjarjes.

Mediat amerikane raportojnë se një burrë i armatosur me pushkë hyri me automjet në sinagogën më të madhe reformiste në SHBA, në periferi të Detroit, dhe se u vra nga sigurimi.

Automjeti u përfshi nga zjarri kur u përplas në sinagogën Templ Izrael në Vest Blumfild, tha një person i njohur me rastin që nuk dëshironte të identifikohej.

Hetuesit ende po punojnë për të identifikuar sulmuesin dhe për të përcaktuar motivin e mundshëm të sulmit. Burime bëjnë të ditur se hetimi është ende në fazën e hershme.

Sigurimi në një sinagogë pranë Detroit ka shkëmbyer zjarr me të paktën një person sot, tha sherifi.

Televizioni lokal raportoi se një kamion u përplas në sinagogën Templ Izrael në Vest Blumfild.

Televizionet tregojnë pamje ku shihet tym që ngrihet nga çatia e sinagogës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dhjetëra automjete policie rreth ndërtesës.

Sherifi i Okulendit, Majk Bushar, në një konferencë për shtyp konfirmoi se sigurimi i sinagogës ka shkëmbyer zjarr me të paktën një person dhe se askush nuk është arrestuar.

"Në këtë moment nuk dimë për persona të lënduar, përveç ndoshta sulmuesit", deklaroi sherifi Bushar për Si-En-En.

Drejtori i FBI-së, Kesh Patel, deklaroi se agjentët ndodhen në vendin e incidentit dhe se duket se bëhet fjalë për një aksident trafiku me automjet dhe për një person të armatosur aktiv pranë sinagogës.

Shkollat në Vest Blumfild u bllokuan.

Guvernatorja e Miçiganit, Gretçen Vitmer, deklaroi se po ndjek ngjarjet dhe tha se komuniteti hebre duhet të mund të jetojë dhe të praktikojë besimin e tij në paqe.

Organizatat hebreje në të gjithë SHBA-në po funksionojnë nën masa të shtuar sigurie, pasi SHBA-ja dhe Izraeli filluan një operacion ushtarak kundër Iranit më 28 shkurt, gjë që shkaktoi dhe intensifikoi luftën në Lindjen e Mesme. qa/

Foto: X

Остани поврзан