Një autobus me turistë kinezë është fundosur në Liqenin e Bajkallit, supozohet se janë të tetë të vdekur
- Shtatë turistë kinezë dhe një shofer supozohet të kenë vdekur pasi autobusi i tyre që udhëtonte nëpër pjesën e ngrirë të Liqenit Bajkall në Siberinë Ruse u fundos në ujë kur akulli poshtë tij u ça, njoftoi sot guvernatori lokal Igor Kobzev në kanalin e tij Telegram.
Moskë, 20 shkurt 2026 (MIA) - Shtatë turistë kinezë dhe një shofer supozohet të kenë vdekur pasi autobusi i tyre që udhëtonte nëpër pjesën e ngrirë të Liqenit Bajkall në Siberinë Ruse u fundos në ujë kur akulli poshtë tij u ça, njoftoi sot guvernatori lokal Igor Kobzev në kanalin e tij Telegram.
"Një turist ka arritur të shpëtojë dhe kërkimi për të tjerët vazhdon", tha Kobzev.
Liqeni më i thellë në botë, i vendosur në veri të Mongolisë, është një destinacion popullor për turistët.
Zyra e prokurorit të rajonit të Irkutskut tha se është hapur një çështje penale dhe rrethanat po hetohen.
Numri i turistëve kinezë në Rusi është rritur vitet e fundit për shkak të afrimit politik midis dy fqinjëve dhe partneritetit strategjik "pa kufizime" të shpallur vitin e kaluar, kur u fut regjim udhëtimi pa viza midis dy vendeve. mb/
Foto: MIA