• петок, 20 февруари 2026

Një anije me emigrantë është përmbytur pranë bregut të Libisë, 53 të vdekur

Një anije me emigrantë është përmbytur pranë bregut të Libisë, 53 të vdekur

Tripoli, 9 shkurt 2026 (MIA) - Pesëdhjetë e tre migrantë, mes të cilëve edhe dy foshnje, janë të vdekur ose të zhdukur pasi një anije që transportonte 55 persona është përmbytur në bregun e Libisë, kumtoi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Anija u nis nga Zavija të enjten dhe u përmbyt në afërsi të Zuvarës të premten, kumtoi IOM, duke iu referuar të mbijetuarve. Zavija dhe Zuvara janë qytete bregdetare në perëndim të kryeqytetit libian Tripoli.

Vetëm dy gra nigeriane u shpëtuan gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit të udhëhequr nga autoritetet libiane. Njëra tha se humbi bashkëshortin, ndërsa tjetra tha se humbi dy foshnje në tragjedi", kumtoi IOM.

Më shumë se 1.300 emigrantë u zhdukën në Mesdheun qendror në vitin 2025, sipas agjencisë së OKB-së.

Vetëm në janar, të paktën 375 emigrantë u raportuan të vdekur ose të zhdukur në zonën pas disa përmbytjeve të papara në kushte ekstreme të motit, ndërsa qindra vdekje të tjera besohet se nuk janë raportuar.

Incidenti i fundit e çon numrin e migrantëve të raportuar të vdekur ose të zhdukur në këtë rrugë në vitin 2026 në të paktën 484, kumtoi agjencia. ls/

Foto: Arkivi

 

 

 

Остани поврзан