"Njusuik": SHBA-ja duhet të paguajë rreth 2,2 miliardë dollarë që ta blejë Grenlandën
- – SHBA-ja duhet të paguajë rreth 2,2 miliardë dollarë që ta blejë Grenlandën, janë llogaritjet e javores “Njusuik” të bazuara në ofertën e Hari Truman nga viti 1946, e cila sot do të kushtonte rreth 1,6 miliardë dollarë.

Uashington, 16 prill 2025 (MIA) – SHBA-ja duhet të paguajë rreth 2,2 miliardë dollarë që ta blejë Grenlandën, janë llogaritjet e javores “Njusuik” të bazuara në ofertën e Hari Truman nga viti 1946, e cila sot do të kushtonte rreth 1,6 miliardë dollarë.
Truman atëherë Danimarkës i ka ofruar 100 milionë dollarë në ari, ose 1,6 miliardë dollarë në kundërvlerë të sotme.
Gjithashtu, administrata e Trampit mendon që t’i rrisë subvencionet për Grenlandën në mbi 600 milionë dollarë në vit, me çka çmimi i përgjithshëm i blerjes është rritur deri 2,2 miliardë.
Trampi disa herë deklaroi se SHBA-ja do ta kontrollojë Grenlandën dhe publikoi një video në të cilën i theksoi garancitë e sigurisë së SHBA-së në të kaluarën dhe gatishmërinë që të vazhdohet me to për shkak të kërcënimeve nga Rusia dhe Kina.
Danimarka dhe Grenlanda e refuzuan idenë për shitjen e ishullit. Kryeministri i ri i ishullit polar, Jens Frederik Nilsen, deklaroi se “SHBA-ja nuk do ta marrë Granlandën”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s