• петок, 20 февруари 2026

"Njujork tajms": SHBA-ja do të dislokojë aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

Uashington, 13 shkurt 2026 (MIA) - Gazeta amerikane "Njujork tajms", duke cituar burime anonime, mbrëmë publikoi se SHBA-ja do të dislokojë një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme. 

Sipas gazetës, në Lindjen e Mesme do të vendosen aeroplanmbajtësja "USS Xherald R. Ford", që për momentin është në Karaibe. 

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni ende nuki kanë komentuar akuzat e gazetës. 

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, para disa dite deklaroi se po shqyrton mundësinë për dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë në Lindjen e Mesme nëse nuk arrihet një marrëveshje me Iranin për programin bërthamor të Teheranit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cilipara dy dite u takua me Trampin, theksoi se shpreson që presidenti amerikan do të krijojë kushtet për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin.

Aeroplanmbajtësja e parë, "USS Abraham Linkoln", dhe disa anije shkatërruese me raketa të telekomanduara u shpërndanë në Lindjen e Mesme në janar. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан