Një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë në një sulm me thikë në Sidnei
- Një person u vra, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë mbrëmë në një sulm me thikë në Sidnei, publikou DPA, duke iu referuar një kumtese të policisë.
Sidnei, 17 shkurt 2026 (MIA) - Një person u vra, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë mbrëmë në një sulm me thikë në Sidnei, publikou DPA, duke iu referuar një kumtese të policisë.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në një periferi në perëndim të Sidneit rreth orës 10 të mëngjesit sipas kohës lokale për shkak të raportimeve se një burrë kishte goditur me thikë disa persona dhe më pas kishte ikur, kumtoi policia e Uellsit të Ri Jugor.
Sulmi ndodhi në një rrugë të ngarkuar. Mjeket u ofruan ndihmë tre personave me lëndime të rënda, përfshirë një burrë të moshës midis 30 dhe 40 vjeç, i cili vdiq në vendngjarje, deklaroi Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Sajmon Glaser.
"Dy viktimat e tjera, një burrë 22-vjeçar dhe një grua 47-vjeçare, u dërguan në spital në gjendje kritike", shtoi ai.
Një burrë u arrestua pak kohë më vonë pas një operacioni policor në zonë.
"I dyshuari është i njohur për policinë për krime të vogla dhe një numër incidentesh që lidhen me shëndetin e tij mendor", tha Glaser, duke shtuar se i dyshuari pritet të paraqitet në gjykatë.
"Hetimi është në një fazë shumë të hershme. Policia ende nuk e di se cili është motivi. Megjithatë, duket se është një sulm i rastësishëm", shtoi ai, duke theksuar se ndodhi "pak para mesditës, kur kishte shumë njerëz përreth". ls/
Foto: Arkivi i MIA-s