• понеделник, 20 април 2026

Një e treta e të mbijetuarve dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan përballen me ankth, depresion dhe çrregullim post-traumatik

Një e treta e të mbijetuarve dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan përballen me ankth, depresion dhe çrregullim post-traumatik

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Të mbijetuarit dhe të lënduarit nga zjarri përballen me pasoja të rënda psikologjike – thekson Prof. Dr. Sllavica Arsova, drejtoreshë e Klinikës Universitare të Psikiatrisë, në konferencën e dytë shkencore të Klinikës Universitare të Dermatologjisë, e cila u mbajt këtë fundjavë në Shkup. Këtë e tregoi hulumtimi i Klinikës Universitare të Psikiatrisë i kryer te 50 persona të lënduar në zjarrin tragjik në Koçan - të anketuar të cilët u trajtuan në kuadër të trajtimit të plagëve me PDL (pulsed dye laser) në Klinikën Universitare të Dermatologjisë. Rezultatet tregojnë se te një e treta e të anketuarve është regjistruar ankth, 27,5 për qind kanë simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), ndërsa 21,6 për qind përballen me depresion”, thuhet në kumtesën e sotme të Klinikës së Psikiatrisë.

Hulumtimi ishte zbatuar në periudhën nga janari deri në mars 2026 dhe do të hulumtohet edhe më shumë me qëllim, siç shtohet në kumtesë, të merren të dhëna shkencore të verifikuara për pasojat psikologjike nga njëra prej tragjedive më të r[nda në historinë më të re të Maqedonisë. 

“Zjarri në klubin ‘Puls’ përfaqëson aksident masiv nga faktori njeri, ngjarje e cila sipas letërsisë sjell vdekshmëri dukshëm më të lartë psikiatrike nga katastrofat natyrore”, theksohet në deklaratën me shkrim të prof. dr. Arsova. 

Madje 72 për qind e të anketuarve raportuan humbje të personit të afërt në ngjarjen tragjike, që është treguar si faktor i rëndësishëm për paraqitje të PTSR. Njëkohësisht, 96 për qind e theksuan familjen si burim kryesor të mbështetjes, që e ka theksuar rolin e tij kyç në procesin e rimëkëmbjes. 

“Është e dukshme që pjesa më e madhe e mbështetjes kërkohet nga familja dhe, nga njëra anë, është mirë që kjo lidhje me familjen vazhdon të ekzistojë në vendin tonë. Megjithatë, nga ana tjetër, ende ekziston stigmë kur bëhet fjalë për kërkimin e ndihmës profesionale”, vlerëson Arsova.

Një nga gjetjet më të rëndësishme nga hulumtimi, siç theksohet, është roli i mekanizmave për përballje me trauma. 

"Strategjitë e shmangies, të tilla si tërheqja, distancimi emocional dhe mohimi, lidhen drejtpërdrejt me nivele më të larta të shqetësimit psikologjik dhe mund të çojnë në përkeqësim të simptomave. Hulumtimi tregon më tej se gratë janë një kategori veçanërisht e prekshme, me nivele më të larta të ankthit, depresionit dhe PTSD-së", thuhet në kumtesë.

Drejtoresha e Klinikës së Psikiatrisë paralajmëron se shmangia e problemit, distancimi emocional, mohimi, si dhe përdorimi i substancave psikoaktive dhe alkoolit, përfaqësojnë strategji të rrezikshme dhe joefikase për përballje me traumën. 

Në hulumtim ishin përfshirë 72 për qind burra dhe 28 për qind gra, prej të cilave pjesa më e madhe e moshës prej 18 deri 29 vjet. 

ISHP Klinika Universitare e Psikiatrisë paralajmëron se do të vazhdojë me ndjekje sistematike dhe hulumtim shkencor të pasojave psikologjike nga ngjarja traumatike në Koçan, me qëllim të njohjes me kohë, ulje të stigmës dhe sigurimin e mbështetjes profesionale adekuate për të gjithë personat e prekur nga ngjarja traumatike. fc/

Foto: Klinika Universitare e Psikiatrisë 

Остани поврзан