• сабота, 14 март 2026

Një anije kontejnerësh është dëmtuar nga një raketë e paidentifikuar pranë Ngushticës së Hormuzit, njoftoi Organizata Britanike e Marinës Tregtare

Një anije kontejnerësh është dëmtuar nga një raketë e paidentifikuar pranë Ngushticës së Hormuzit, njoftoi Organizata Britanike e Marinës Tregtare

Londër, 11 mars 2026 (MIA) - Një raketë e dyshimtë goditi një anije kontejnerësh në bregun e Emirateve të Bashkuara Arabe pranë Ngushticës së Hormuzit, njoftoi Organizata Britanike e Marinës Tregtare.

"Kapiteni i anijes së kontejnerëve raportoi dëme të shkaktuara me shumë mundësi nga një predhë e paspecifikuar", kumtoi organizata.

Incidenti ndodhi 25 milje detare (46 km) në veriperëndim të Ras al-Khaima në Emiratet e Bashkuara Arabe, pranë Ngushticës së Hormuzit. Nuk pati viktima ose të lënduar dhe ekuipazhi është i sigurt, njoftoi organizata, duke shpjeguar se dëmi është ende duke u vlerësuar. sa/

foto: Arkivi

Остани поврзан