• петок, 20 февруари 2026

Nikolloski: Përbërja e re e Komitetit Ekzekutiv do të sjellë fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, presidenciale dhe lokale

Nikolloski: Përbërja e re e Komitetit Ekzekutiv do të sjellë fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, presidenciale dhe lokale

Shkup, 7 shkurt 2026 (MIA) – Përbërja e re e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së do të sjellë fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, presidenciale dhe lokale, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. 

Pas zgjedhjes së mbrëmshme të Komitetit Ekzekutiv të partisë, Nikolloski u falënderua për besimin të cilin ja dha kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. 

“Për VMRO-DPMNE-në që fiton dhe ndryshon Maqedoninë! Një përbërje e re e Komitetit Ekzekutiv të partisë që do të sjellë fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, presidenciale dhe lokale. Faleminderit për besimin dhe nderin, kryetar Hristijan Mickoski , bashkëpunim dhe miqësi që sjellin punë të palodhur ditë e natë për ndryshime dhe një jetë më të mirë në Maqedoni”, thekson Nikolloski në njoftim. fc/

Foto: Profili në Fejsbuk i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Alekdandar Nikolloski 

 

Остани поврзан