Nikolloski: Me lëshimin e qarkores së rikonstrukuar në Kriva Pallankë, lidhjes me Bullgarinë, po e përfundojmë modernizimin e krahut lindor të Korridorit 8
- Me ndërtimin e rrugës së shpejtë nga Stracini në Kriva Pallankë, me rikonstruktimin e qarkores në Kriva Pallankë dhe zgjerimin dhe modernizimin e vendkalimit kufitar Deve Bair, po e zhvillojmë plotësisht krahun lindor të Korridorit 8, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe drejtorin e NP për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski, e lëshuan në përdorim qarkoren e rikonstruktuar në Kriva Pallankë.
Kriva Pallankë, 1 mars 2026 (MIA) - Me ndërtimin e rrugës së shpejtë nga Stracini në Kriva Pallankë, me rikonstruktimin e qarkores në Kriva Pallankë dhe zgjerimin dhe modernizimin e vendkalimit kufitar Deve Bair, po e zhvillojmë plotësisht krahun lindor të Korridorit 8, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe drejtorin e NP për Rrugë Shtetërore Koce Trajanovski, e lëshuan në përdorim qarkoren e rikonstruktuar në Kriva Pallankë.
Siç theksoi Nikolloski, projekti është një investim me vlerë 1.2 milion euro dhe është pjesë e Korridorit 8.
"Jam i kënaqur që projektet po përfundojnë në kohë. Ky është një shembull i tillë, ky është një projekt që kjo Qeveri e filloi dhe kjo Qeveri e përfundoi, i cili është një shembull se si po punohet me përgjegjësi dhe përkushtim në projekte. Ky është një projekt që është 4.5 km i gjatë dhe një projekt që do të thotë rehabilitim i plotë dhe lidhje me Republikën e Bullgarisë. Kjo nuk është vetëm një qarkore në Kriva Pallankë, është një lidhje me Bullgarinë dhe është një pjesë vitale e Korridorit 8 në të cilin po investojmë shumë për ta zhvilluar atë", tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

Ai kujtoi se janarin e kaluar u lëshua rruga e shpejtë nga Kriva Planaka në Stracin dhe kjo është një ndërlidhje natyrore e asaj rruge të shpejtë, ndërsa për momentin po punohet intensivisht për modernizimin, zgjerimin dhe modernizimin e vendkalimit kufitar Deve Bair.
"Faza e parë duhet të jetë gati deri në qershor, po punojmë në rikonstruktimin e objekteve ekzistuese dhe pas qershorit do të hyjmë në fazën e dytë, që do të thotë zgjerim i vendkalimit kufitar. Me një vendkalim kufitar të modernizuar dhe të zgjeruar dhe me një qarkore të modernizuar në Kriva Pllanakë dhe një rrugë të shpejtë që shkon nga Kriva Palanka në Stracin, plotësisht zhvillohet krahu lindor i Korridorit 8" theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Ai theksoi se në këtë Korridor në bashkëpunim me BE-në, në kuadër të Planit të Rritjes kërkohet zgjidhja më e përshtatshme për modernizim nga segmenti rrugor nga Stracini në Ramanli, gjegjësisht deri në Kumanovë. Lidhur me lidhjen hekurudhore me Lindjen, ai shtoi:
"Ka filluar puna intensive në lidhjen hekurudhore të Kriva Pallankës me Shkupin dhe me Sofjen. Nënshkruam një Marrëveshje me Bullgarinë për tunelin ndërkufitar, dhe puna ka filluar tashmë në fazën 2, megjithëse kemi trashëguar një situatë atje nga Qeveria e mëparshme, një kontraktor që nuk është përgjegjës, por me presion të fortë, gjërat po ecin përpara. Kështu që pres që të dalim edhe me lajme të mira për atë projekt, që do të thotë lidhje e Kriva Palankës me Belakovcin dhe të kemi një linjë treni të përditshme nga Kriva Palanka në Shkup", potencoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Foto: Ministria e Transportit