• петок, 20 февруари 2026

Nikolloski: Autostrada Prilep - Manastir po ndërtohet me dinamikë të fuqishme, po fillojmë procedurë për autostradën edhe nga Farishi drejt Prilepit dhe qarkore të re

Nikolloski: Autostrada Prilep - Manastir po ndërtohet me dinamikë të fuqishme, po fillojmë procedurë për autostradën edhe nga Farishi drejt Prilepit dhe qarkore të re

Prilep, 18 shkurt 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot nga Prilepi paralajmëroi tre porjekte të mëdha infrastrukturore për zhvillim afatgjatë për komunën. Intensivisht po ndërtohet autostrada Prilep - Manastir, po fillohet procedura për ndërtimin edhe të një autostrade të re nga Farishi drejt Prilepit, ndërsa në bashkëpunim me komunën tashmë po punohet në planin për fillimin e qarkores, theksoi Nikolloski, i cili sonte mori pjesë në ngjarjen "100 ditë pushtet lokal", në organizim të Komunës së Prilepit.

"Autostrada Prilep - Manastir po ndërtohet me dinamikë të shtuar dhe pres që kilometrat e parë të asfaltit të shtrohen këtë vit. Së dyti, kryetari i komunës po punon në mënyrë ambicioze për një program projektesh, me qëllim që të bëhet një qarkore e qytetit, që automjetet e rënda të mos hyjnë në qytet, diçka që është premtuar me dekada. Ai është i pari që është i vendosur të bëjë një program të tillë dhe këtu mund të jap një premtim se ne si Qeveri do ta financojmë plotësisht këtë projekt dhe ky projekt do të zbatohet në kuadër të mandatit të tij. Dhe së treti, jemi në negociata intensive, mendoj se në muajin e ardhshëm, një muaj e gjysmë, do të shihni edhe aktivitete në Kuvend, për atë që e premtova, e ajo është të shkojmë edhe me një zgjidhje autostrade nga Farishi drejt Prilepit, në mënyrë që Prilepi të lidhet me një autostradë nga të dyja anët", deklaroi Nikoloski.

Në shënimin e ngjarjes "100 ditë pushtet lokal" në Prilep, zëvendëskryeministri theksoi se Qeveria mundëson mbështetje serioze për komunën dhe kryetarin Prodanoski, në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor të qytetit.

 

Foto: Ministria e Transportit

Остани поврзан