Ngritet kallëzim penal ndaj një zyrtari të policisë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktim të aksidentit rrugor
- Departamenti i Punëve të Brendshme i Manastirit ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit kundër J.S. (49) nga Manastiri, zyrtar policor në Stacionin Policor Novac, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "drejtim të pakujdesshëm me automjetin".
Shkup, 30 prill 2026 (MIA) - Departamenti i Punëve të Brendshme i Manastirit ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit kundër J.S. (49) nga Manastiri, zyrtar policor në Stacionin Policor Novac, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "drejtim të pakujdesshëm me automjetin".
Siç njoftoi MPB, më 24 tetor 2025, rreth orës 17:42, i denoncuari, jashtë orarit të punës, drejtonte automjetin "Hjundai" me targa të Manastirit në rrugën Manastir-Novac nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht me 1,51 promil alkool në gjak.
Duke vepruar kështu, ai shkaktoi një aksident trafiku dhe krimi kualifikohet në përputhje me nenin 297-a, paragrafi 1 i Kodit Penal. sa/
Foto: MPB