Nga një sulm me dron në Sudan u vranë 24 persona
- – Të paktën 24 persona janë vrarë në një sulm me dron i kryer nga Forcat Paraushtarake për Mbështetje të Shpejtë (RSF) në Sudan.
Kajro, 7 shkurt 2026 (MIA) – Të paktën 24 persona janë vrarë në një sulm me dron i kryer nga Forcat Paraushtarake për Mbështetje të Shpejtë (RSF) në Sudan.
Droni ka pasur cak një automjet që transportonte familje të zhvendosura në afërsi të qytetit Rahad në zonën Kordofoni Verior, me çka humbën jetën tetë fëmijë, njoftoi Rrjeti i Mjekëve Sudanezë.
Grupi i mjekëve i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave për të drejtat e njeriut të “ndërmarrin masa urgjente për mbrojtje të civilëve dhe ta konsiderojnë udhëheqësinë e RSF-së drejtpërdrejt përgjegjëse për këto krime”.
RSF deri më tani nuk dhanë koment. Grupi është në luftë me armatën sudaneze rreth tre vjet. fc/
Foto: Arkivi