Nga mesnata benzinat më të shtrenjta për gjysmë denari, ndërsa dizeli për një denar
- Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nga sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari, ndërsa e EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri i (EL-1) për një denar, kumtoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA)- Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nga sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari, ndërsa e EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri i (EL-1) për një denar, kumtoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0,637 den/kg dhe tani do të jetë 34,520 den.
Nga sonte në mesnatë EUROSUPER BS-95 do të shitet për 73,50 denarë për litër, EUROSUPER BS-98, 75,50 denaër për litër, EURODIZEL BS (D-E V) për 69,00 denarë për litër, dhe vaji për ngrohje Ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 68,00 denarë për litër.
Nga KRE-ja njoftojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës dhe se tregtarët me shumicë dhe tregtarët me pakicë me derivate të naftës dhe karburante për transport mund t'i formojnë çmimet e derivateve të caktuara të naftës dhe karburanteve për transport edhe më ulët nga çmimet më të larta të vërtetuara. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s