• сабота, 14 март 2026

Netanjahu në konferencën e parë për shtyp që nga fillimi i luftës: Izraeli po "shkatërron" Iranin dhe Hezbollahun

Netanjahu në konferencën e parë për shtyp që nga fillimi i luftës: Izraeli po

Tel Aviv, 12 mars 2026 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netankahu tha se Izraeli po e "shkatërron" regjimin iranian, si dhe aleatin e tij Hezbollahun, në konferencën e tij të parë për shtyp që nga fillimi i luftës me Iranin 13 ditë më parë.

"Po e shkatërrojmë regjimin terrorist në Iran. Po godasim dhe po mposhtim aleatët e tij - Hezbollahun në Liban", u tha ai gazetarëve izraelitë në Zum konferencë, transmetoi Tajms of Izrael.

"Hezbollahu e ndjen forcën e dorës sonë dhe do ta ndiejë edhe më shumë. Do të paguajë një çmim shumë të lartë për agresionin e tij", paralajmëroi Netanjahu.

“Përmes një bashkimi të paparë të forcave midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne kemi arritur arritje të jashtëzakonshme - arritje që po ndryshojnë ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Afërt dhe madje edhe më gjerë”, tha Netanjahu. ls/

Foto: Printskrin

 

 

Остани поврзан