• среда, 15 април 2026

Nesër mot i ndryshueshëm me shi, borë në zonat malore dhe fundjavë më të freskët

Nesër mot i ndryshueshëm me shi, borë në zonat malore dhe fundjavë më të freskët

 Shkup, 26 mars 2026 (MIA) - Nesër priten reshje të përkohshme të shiut, vende-vende të dendura, me një sasi mbi 20 litra për metër katror, ndërsa janë të mundshme edhe bubullima të rralla. Në vendet më të larta, shiu do të shndërrohet në borë, ndërsa në zonat malore do të bjerë borë dhe do të formohet një shtresë e re bore,   informojnë nga  Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga -1 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 4 deri në 15 gradë.

Gjatë fundjavës, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me reshje të të kohëpaskohshme me intensitet më të dobët. Do të fryjnë erë mesatare, herë pas here të forta nga veriu, veçanërisht përgjatë lumit Vardar.

 Të hënën pritet një stabilizim i përkohshëm i motit, ndërsa  nga e marta pritet një valë e re shiu.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан