Pas një viti pauzë, Nejmari u kthehet stërvitjeve
- Sulmuesi brazilian Nejmar u është kthyer stërvitjeve kolektive në klubin saudit të futbollit Al Hilal, pas një viti pauzë për shkak të lëndimit të rëndë në gjurin e majtë.
Riad, 30 shtator 2024 (MIA) – Sulmuesi brazilian Nejmar u është kthyer stërvitjeve kolektive në klubin saudit të futbollit Al Hilal, pas një viti pauzë për shkak të lëndimit të rëndë në gjurin e majtë.
Braziliani (32-vjeçar) iu bashkua Al Hilalit në gusht të vitit 2023 nga PSZH-ja, por e dëmtoi ligamentin dhe meniskun më 17 tetor në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis Brazilit dhe Uruguait.
“Jam i lumtur që jam rikthyer”, ka shkruar Nejmar në llogarinë e tij në Instagram, ku ka postuar foto nga stërvitjet me bashkëlojtarët e tij.
Nejmari ka filluar me stërvitjet individuale që në korrik.
Rikthimi i tij zyrtar “varet nga përgatitja e tij teknike dhe vendimi i trajnerit”, deklaroi një përfaqësues i Al Hilalit.
FOTO: Fejsbuk