• петок, 15 мај 2026

Ndërron jetë djali i liderit të Hamasit pas sulmeve izraelite në Gazë

Ndërron jetë djali i liderit të Hamasit pas sulmeve izraelite në Gazë

Bejrut, 7 maj 2026 (MIA) - Djali i liderit të Hamasit, Kalil al Haja, ka vdekur sot nga plagët e marra në një sulm izraelit në Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli ka konfirmuar se në sulmin në kryeqytetin libanez Bejrut ka eleminuar komandantin e lartë të Hezbollahut, njofton Anadollu. 

Sipas korrespondentit të agjencisë, Azam al Haja ka vdekur pasi kishte marrë plagë të rënda në sulmin e mbrëmshëm ndaj lagjes Daraxh, në lindje të qytetit të Gazës. Kalil al Haja më herët kishte njoftuar se djali i tij ishte plagosur rëndë duke akuzuar Izraelin se po përpiqet të arrijë objektivat e tij përmes "presionit, vrasjeve dhe terrorit". 

Video-pamjet nga qyteti i Gazës tregojnë njerëz të pikëlluar duke transportuar trupin e Azamit nga spitali "Al Shifa" përpara ceremonisë së varrimit. Sipas burimeve palestineze, Azami është djali i katërt i Al-Hajas që është vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin.

Në të njëjtën kohë, armata izraelite sot konfirmoi se ka eliminuar Ahmed Balutën, të cilin e përshkroi si komandant të forcave elitare "Raduan" të Hezbollahut, në një sulm të kryer në periferitë jugore të Bejrutit të mërkurën. Hezbollahu nuk i ka komentuar ende pretendimet izraelite. qa/

Foto: arkivi /ilustrim

Остани поврзан