Ndërroi aktorja e famshme Brizhit Bardo
- Në moshën 91-vjeçare ndërroi jetë Brizhit Bardo, aktorja franceze se cila fitoi famë botërore si simbol seksi, para se t'ia kthejë kurrizin industrisë filmike dhe të bëhet aktiviste për të drejtat e kafshëve.
Paris, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Në moshën 91-vjeçare ndërroi jetë Brizhit Bardo, aktorja franceze se cila fitoi famë botërore si simbol seksi, para se t'ia kthejë kurrizin industrisë filmike dhe të bëhet aktiviste për të drejtat e kafshëve.
Famë botërore mori me filmin "Dhe Zoti krijoi gruan" në vitin 1956, ndërsa në dy dekadat e në vijim konsiderohej si seks simbol. Në fillim të viteve të 70-ta, ajo u tërhoq nga aktrimi dhe iu përkushtua aktivizmit politik, ku lufta e saj pasionante për të drejtat e kafshëve u shndërrua në komente për pakicat etnike dhe mbështetja e hapur për të djathtën ekstreme franceze, që i solli një sërë vendimesh për nxitje të urrejtjes racore, shkruan Gardian.
Bardo e pushtoi jo vetëm publikun filmik, por shumë shpejtë u bë inspirim për artistët dhe intelektualët. Mes adhuruesve të saj ishin Xhon Lenon dhe Pol Mekartni, të cilët i lutën të dashurat e tyre në atë kohë t'i ngjyrosnin flokët për të ngjarë me të.
Në fillim të viteve 1960, Bardo u parqit në shumë filma të rëndësishëm francezë, përfshirë dramën "E vërteta" e Anri-Zhorzh Kluzo, nominuar për "Oskar", "Një aferë shumë private" e Luj Mal dhe ikonikja "Përbizja" e Zha-Lik Godar. Në gjysmën e dytë të dekadës, ajo pranoi edhe disa ofeerta të Holivudit, mes të cilave veçohet komedia historike meksikane "Viva Maria!" me Zhana moro dhe uesterni "Shalako" me Shon Konerin.
U pensionua nga bota e aktrimit në vitin 1973 në moshën 39-vjeçare, pas xhirimit të filmit "Rrëfimi për Kolinin", Fokusi i saj primar u bë aktivizmi për kafshët. Në vitin 1977 ajo iu bashkua protestave kundër gjuetisë së fokave, ndërsa në vitin 1986 e themeloi Fondacionin Brizhit Bardo.
Bardo më vonë dërgoi letra protestuese drejtuar liderëve botërorë për shkak të ndjekjes së qenve në Rumani, vrasjen e delfinëve në ishujt Faroe dhe shkatërrimin e maceve në Australi. Rregullisht shprehte qëndrime të fuqishme për therjen religjioze të kafshëve.
Në librin e saj "Një britmë në heshtje" të vitit 2003, ajo promovoi politikë djathtiste dhe i sulmoi homoseksualët, mësimdhënësit dhe, siç deklaroi, "islamizimin e shoqërisë franceze", për çka u akuzua për nxitje të urrejtjes racore.
Ajo gjatë kohë e mbështeti Frontin nacional francez (sot Tubimi nacional).
Brizhit Bardo ishte e martuar katër herë: me Rozhe Vadim (1952 - 1957), Zhak ШаSharie (1959 - 1962), me të cilin e pati djalin e saj të vetëm Nikolla në vitin 1960, Ginter Saks (1966 - 1969) dhe Bernar d'Ormal, ish-këshilltar i Le Pen, me të cilin u martua në vitin 1992. Ajo, gjithashtu, pati lidhje të shumta me burra të njohur, përfshirë edhe aktorin Zhan-Luj Trentinjan dhe muzikantin Serzh Gensbur. ab/
fotо: МIА arkivi