• петок, 20 февруари 2026

Ndalesë qarkullimi për kamionët dhe autobusët në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Ndalesë qarkullimi për kamionët dhe autobusët në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Shkup, 20 shkurt 2026 (MIA) - Për shkak të reshjeve të borës prej orës 07:40 vendoset ndalesë qarkullimi për kamionët dhe autobusët në drejtimin rrugor Tetovë - Kodërn e Dielllit, kumtoi NP "Rrugët e Maqedonisë". Për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm  përdorimi i pajisjeve dimërore. 

NP "Rrugët e Maqedonisë" në mëngjes informuan se për shkak të reshjeve të dendura të borës prej orës 06:50 është vendosur ndalesë për qarkulllimin e kamionëve në drejtimet rrugore Mavrovë - Dibër dhe Gostivar - Kërçovë përmes qafës malore Strazhë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан