• сабота, 16 мај 2026

NATO: Vijojnë bisedimet me SHBA-në për uljen e trupave amerikane në Gjermani

NATO: Vijojnë bisedimet me SHBA-në për uljen e trupave amerikane në Gjermani

Bruksel, 2 maj 2026 (MIA) – NATO punon me SHBA-në që t’i sqarojë hollësitë nga vendimi për tërheqjen e planifikuar të trupave amerikane nga Gjermania, deklaroi sot zëdhënësja e NATO-s, Alison Hart. 

"Punojmë me SHBA-në që t’i kuptojmë hollësitë nga vendimi i tyre për të tërhequr forca në Gjermani", deklaroi ajo në platformën "X".

Hart tha se kjo është përshtatje e tërheqjes ushtarake, që edhe më shumë e thekson nevojën që vendet evropiane t’i rrisin investimet në mbrojtje dhe të ndërmarrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e përbashkët. 

Ajo përkujtoi se aleatët tashmë arritën përparim në këtë drejtim pasi u pajtuan që t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje në samitin në Hagë vitin e kaluar. 

"Ne tashmë po shohim përparim që kur aleatët ranë dakord të investojnë pesë për qind të PBB-së në samitin e NATO-s në Hagë vitin e kaluar. Ne mbetemi të sigurt në aftësinë tonë për të ofruar parandalim dhe mbrojtje ndërsa ky hap drejt një Evrope më të fortë në një NATO më të fortë vazhdon", shtoi zëdhënësja e Aleancës. fc/

Foto: Arkivi 

Остани поврзан