• сабота, 14 март 2026

NATO rrëzoi edhe një raketë iraniane në hapësirën ajrore turke

NATO rrëzoi edhe një raketë iraniane në hapësirën ajrore turke

Ankara, 13 mars 2026 (MIA) - Një raketë balistike e lëshuar nga Irani, e cila hyri në hapësirën ajrore turke është neutralizuar nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosur në Mesdheun lindor, kumtoi Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare. 

Në kumtesë theksohet se Ankaraja po merr me vendosmëri të gjitha masat e nevojshme kundër çdo kërcënimi që synon territorin dhe hapësirën ajrore të saj, publikoi "Anadolu". 

Ministria kompetente shtoi se po zhvillohen bisedime me vendin kompetent për të sqaruar rrethanat e incidentit. 

Autoritetet turke theksojnë se po monitorojnë me kujdes nga afër zhvillimet në rajon dhe se mbrojtja e sigurisë kombëtare është përparësia e tyre. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Тагови

Остани поврзан