NATO konfirmoi se ka kapur raketë e cila lëvizte drejt Turqisë
- – NATO konfirmoi se kapi edhe një raketë që ishte lëshuar drejt Turqisë. Paraprakisht, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani është kapur në hapësirën ajrore turke.
Bruksel, 9 mars 2026 (MIA) – NATO konfirmoi se kapi edhe një raketë që ishte lëshuar drejt Turqisë. Paraprakisht, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani është kapur në hapësirën ajrore turke.
Në kumtesë theksohet se raketa është shkatërruar nga sistemet për mbrojtje ajrore të NATO-s të shpërndara në Mesdheun Lindor dhe kështu disa pjesë të raketës kishin rënë në Turqinë juglindore.
“NATO përsëri kapi raketë që ishte lëshuar drejt Turqisë. NATO qëndron fuqishëm në gatishmërinë e saj që t’i mbrojë të gjithë aleatët nga çfarëdo lloj kërcënimi”, njoftoi në Iks zëdhënësja e NATO-s, Alison Hart, pa theksuar nëse raketa është kapur në hapësirën ajrore turke. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s