• вторник, 17 февруари 2026

Nënshkruhet memorandum për promovimin ndërkombëtar të energjetikës

Nënshkruhet memorandum për promovimin ndërkombëtar të energjetikës

Shkup, 17 shkurt (MIA) - Aktivitete të koordinuara për të promovuar prioritetet strategjike në sektorin energjetik, për të shkëmbyer informacione dhe përvoja, për të mbështetur proceset reformuese dhe për të promovuar bashkëpunimin me partnerë nga rajoni dhe Bashkimi Evropian, parashikohet nga memorandumi për bashkëpunimin i nënshkruar nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, me përfaqësues të CFS Media & Advisory DOO, ku përfshihen portalin Balkan Green Energy News dhe konferencën rajonale të Forumit energjetik të Beogradit.

Sipas Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, po krijohet një kornizë për të mbështetur promovimin e tranzicionit energjetik, investimeve dhe ekonomisë së gjelbër, si dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të mbështetur procesin e integrimit evropian të vendit.

Ministrja Bozhinovska theksoi se krijimi i partneriteteve të tilla përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përforcimit të bashkëpunimit institucional dhe avancimit të pozicionit të vendit në inciativat rajonale dhe evropiane të energjisë.

Në kuadër të memorandumit, Ministria do të jetë partner institucional i konferencës rajonale të energjetikës, e cila do të mbahet në Beograd në maj të vitit 2026, me pjesëmarrjen aktive të delegacionit më të lartë në program dhe aktivitete pune.

Nga ana e CFS Media & Advisory DOO u shprehën të kënaqur me partneritetin e krijuar dhe gatishmërinë e saj për të mbështetur më tej aktivitetet që synojnë promovimin e bashkëpunimit energjetik në rajon.

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) kumtoi se memorandumi shpreh vendosmërinë e përbashkët për të zhvilluar një partneritet, bazuar në besim të ndërsjellë, interes të përbashkët dhe një vizion afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik. rq/

Foto: MEMBM

 

Остани поврзан