• петок, 20 февруари 2026

Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens mbërriti për vizitë zyrtare në Armeni

Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens mbërriti për vizitë zyrtare në Armeni

Jerevan, 9 shkurt 2026 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens mbërriti për vizitë zyrtare në Armeni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Usha Vens, njoftoi një agjenci armene e lajmeve. 

Kryeministri armen, Nikoll Pashinjan më vonë sot do të takohet më nënpresidentin Vens, pas së cilës të dy të japin deklarata. 

Sipas marrëveshjes së nënshkruar midis Armenisë dhe SHBA-së vitin e kaluar, kompania private amerikane "Rruga e Trampit për paqe dhe prosperitet ndërkombëtar" merr të drejtat ekskluzive për të zhvilluar korridorin e planifikuar midis Azisë dhe Evropës, me Jerevanin që ruan sovranitetin e plotë mbi kufijtë e tij, regjimet doganore, politikën tatimore dhe sigurinë.

Pritet rruga të përmirësojë lidhjen midis Azisë dhe Evropës, me ç'rast rëndësi kyçe për Uashingtonin është anashkalimi i Rusisë dhe Iranit në një kohë kur vendet perëndimore po kërkojnë në mënyrë aktive mënyra për të diversifikuar rrugët e tyre të energjisë dhe tregtisë dhe për të zvogëluar varësinë e tyre nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë. ls/ 

Foto: EPA

 

Остани поврзан