Nën ndikimin e një vale të lagësht, në dy ditët e ardhshme do të ketë reshje lokale të herëpashershme shiu, ndërsa në male do të ketë reshje bore
- Nën ndikimin e valës së lagësht, në dy ditët e ardhshme do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të bollshme (mbi 25 l/m² për 24 orë). Në male, reshjet do të jenë prej bore dhe do të formohet shtresë bore deri në 15 cm, informojnë nga DPHM.
Shkup, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Nën ndikimin e valës së lagësht, në dy ditët e ardhshme do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të bollshme (mbi 25 l/m² për 24 orë). Në male, reshjet do të jenë prej bore dhe do të formohet shtresë bore deri në 15 cm, informojnë nga DPHM.

Për shkak të zbritjes së ajrit më të ftohtë nga veriu, të enjten reshjet do të shndërrohen në borë edhe në disa nga vendet më të larta. Nga e premtja do të ketë stabilizim të motit. ls/
Foto: Printskrin DPHM